• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Agnesa Vuthaj më e sinqertë se kurrë: Këto gjëra nuk do i vishja asnjëherë

Agnesa Vuthaj është një nga vajzat më të sukseshme të momentit. Thjeshtësia dhe bukuria që e karakterizon, e kanë bërë modelen të jetë në qendër të mediave rozë. Së fundmi bukuroshja ka qenë e ftuar në emisionin ‘Prive’, ku ka dhënë përgjigjet e 50 pyetjeve të bëra nga gazetarja. E pyetur se kush ishte gjëja që nuk do të vishte asnjëherë Agnesa u përgjigj: “Mendoj se do të vishja gjithçka sepse puna më ka detyruar të vesh gjëra të ndryshme, por ato që nuk do të vishja asnjëherë janë veshjet shumë të hapura që ekspozojnë njëkohësisht shpinën gjoksin dhe shumë këmbë.” /revistawho.com