• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Afërdita Dreshaj ka dy fjalë për “Divën e muzikës”, Adelina Ismailin

Afërdita Dreshaj përveç se një modele e suksesshme, është e përfshirë dhe në botën e muzikës. Kujtojmë se pak kohë më parë, ajo ka qenë aktive me klipe të ndryshme, të cilat preferoheshin shumë nga publiku.
Mirëpo Afërdita edhe pse larg muzikës, vazhdon të jetë një ndjekëse e rregullt e saj. Ajo ka publikuar në “Instastory” një pjesë të shkurtër nga një performancë e këngëtares Adelina Ismaili.
“Gjithmonë dhe përgjithmonë e para”, shkruan në video duke etiketuar dhe Adelinën.
Kjo e fundit vetëm para pak kohësh ka publikuar një këngë dedikuar djalit të saj Uliksit me titull ‘Sa njëmij engjëj”.