Javën e kaluar lajmi se këngëtarja Adelina Tahiri ishte shtatzëne u përhap shumë shpejt. Mjaftoi një foto ku ajo dhe partneri i saj ishin në një spital gjinekologjik dhe dyshimet filluan. Lidhur me këtë këngëtarja nuk ka dhënë asnjë konfirmim. Por është vëllai i saj ai i cili i përforcon dyshimet e ngritura. I lumtur që pas disa muajsh ai do të bëhet dajë, duket se ai ka filluar të bëjë gati që tani dhuratat e bebes. Nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’ ai ka zbuluar dhuratat e para të cilat duken shumë të shtrenjta dhe i përkasin firmës ‘Gucci’. Nga ngjyrat të cilat ka zgjedhur duket se Adelina do të sjellë në jetë një djalë por për këtë është herët të thuhet. /revistawho.com