• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Adelina Tahiri emocionon me fjalët për babain: Për mua dashuria e parë ishe ti

Në intervista të ndryshme, por edhe përmes postimeve në rrjete sociale, Adelina Tahiri ka treguar shpesh se ka një lidhje shumë speciale me babain e saj. Sot i ati i këngëtares feston ditëlindjen dhe për ta uruar Adelina i ka bërë një dedikim shumë emocionues. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të babait, në të cilën ai shihet duke mbajtur në krahë djalin e saj, Jon. Pavarësisht se tashmë Adelina është bërë nënë, ajo vazhdon të mbetet e përkëdhelura e babait të saj. Dedikimin që i ka bërë të atit vetëm vajzat e kuptojnë, por kushdo që do e lexonte do emocionohej. “Urime ditëlindjen babai im më i miri në botë! Ti më mësove të jem e fortë, ti më mësove të luftoj, ti më mësove të dua! Mos harro për mua dashuria e parë ishe ti. Të do Adelina jote e vogël”, ka shkruar këngëtarja në urimin për të atin.

Adelina ka rrëfyer më herët se babai ka qenë gjithmonë mbështetja e saj më e madhe, madje edhe në momentin e lidhjes me Serjoza Markov. /revistawho.com