Reperja e njohur, Rina Balaj ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin ‘Gjesi’ në Kosovë. Ajo ka zbuluar atje se shumicën e kohës ndodhet në studio për të punuar me projektet muzikore që do të sjellë në të ardhmen. Përveç këtyre detajeve Balaj ka zbuluar dhe një surprizë për të gjithë adhuruesit e saj dhe të divës së muzikës, Adelina Ismaili.
Ajo ka treguar se shumë shpejt do të vijë në një bashkëpunim me Adelinën, e ka takuar këngëtaren dhe kanë biseduar për këngën që do të sjellin, e cila sipas Rinës është shumë e bukur. Balaj ka shtuar se është në hapat e saj të parë dhe se ka pasur mbështetjen e Ismailit për faktin se dhe vetë ajo e ka nisur karrierën shumë herët.
Kujtojmë se projekti më i fundit që Rina solli ishte ai me titull ‘Ilegal’, vetëm 2 muaj më parë. Kënga u kthye në hit menjëherë dhe deri më tani numëron 9 milionë klikime në kanalin e ‘Youtube’./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/BxRvr-alP9c/?utm_source=ig_share_sheet&igshid=7xosit805zq6&fbclid=IwAR1NJYf9o1zNaZ3rAtwdVUZpNERftetb5pmaUR1gS6OzNTrDRaoNAxY9kms