• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Adelina Ismaili bën deklaratën e papritur, mendon të tërhiqet nga muzika

Emisioni “E Diell” ditën e sotme u rikthye sërish në ekran pas disa vitesh mungesë. E ftuara speciale e emisionit për këtë të dielë ishte këngëtarja e mirënjohur e muzikës shqiptare, Adelina Ismaili. Ajo ka rrëfyer shumë mbi karrierën e saj ndër vite, por edhe për jetën private.

Gjatë intervistës “Këndi i së vërtetës” përballë Edi Manushit, Adelina ka thënë se më parë paragjykohej, ndërsa sot ka shumë mbështetje. Këngëtarja ka treguar se kënga e saj e fundit “Sa 1000 engjuj” i dedikohet në çdo ton dhe frymëmarrje djalit të saj, Uliksit. Në fund, Adelina përformoi përkrah Fjoralba Ponarit disa nga hitet e saj ndër vite dhe dha një deklaratë që askush nuk e priste.

Ajo është shprehur se po mendon që të mos merret më me muzikë, por nuk është vendimi i saj përfundimtar. “Kënga për Uliksin është vetëm e imja dhe ka mundësi që të jetë e fundit publike, por nuk e di, është gjithçka relative”, – tha ajo. I gjithë publiku në sallë i kërkoi të mos të tërhiqej nga muzika, ndaj ajo premtoi se do e mendonte edhe njëherë. Adelina Ismaili është ndër këngëtaret më të pëlqyera të publikut shqiptar, sepse gjithmonë është shfaqur shumë origjinale dhe ka thyer tabu në kohën kur askush nuk guxonte. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE