• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

“A ka më bukur se zëri juaj?”, Aurela Gaçe zbulon si e pret publiku në skenë

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Aurela Gaçe ka nisur sezonin e saj duke qenë pranë publikut me muzikë ‘live’. Pak më parë ajo ka ndarë një video në llogarinë e saj në ‘Instagram’ ku ka zbuluar se si e kanë pritur ndjekësit e saj prej shumë vitesh.

Teksa ka kënduar këngën ‘Fati ynë shpresë dhe marrëzi’, gjithë publiku e ka shoqëruar në performancë duke treguar se e dinin çdo fjalë përmendësh.

“A ka më bukur se zëri juaj? Kështu e hapëm sezonin e ri”, ka shkruar këngëtarja krah videos të publikuar në rrjetet sociale. Ashtu si çdo herë tjetër fansat e Aurelës nuk kanë hezituar t’i tregojnë mbështetjen këngëtares. Kujtojmë se këtë vit Gace është rikthyer në skenë së bashku me dy vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi Prifti./revistawho.com