• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

A jeni kuriozë për listën e këngëve të Barack Obama? Ish-Presidenti zbulon më të preferuarat e tij

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama zbuloi së fundmi në llogarinë e tij në ‘Twitter’, listën e këngëve që ai dhe partnerja e tij, Michelle Obama kanë dëgjuar gjatë kësaj vere.

“Me verën që po ikën, këtu është një listë e këngëve që unë dhe Michelle kemi dëgjuar këtë periudhë.  Disa këngë të reja, disa të vjetra, disa të shpejta, disa të lehta. Shpresoj t’i shijoni”, ka shkruar Obama bashkangjitur listës së këngëve ku shihje emra të artistëve si John Legend, Shawn Mendes, Camila Cabello, Drake apo Rihanna.

Reagimet e ndjekësve kanë qenë të menjëhershme duke komentuar gjerësisht se shijet e Barack dhe Michelle janë shumë të mira. Me siguri pas këtij momenti fansat e familjes Obama do të kërkojnë të tjera sugjerime muzikore prej tyre./revistawho.com