• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

A janë dy këngët e fundit një dedikim për Shawn? Fansat e Camila-s hedhin dyshimet e tyre

 

Romanca midis Camila Cabello dhe Shawn Mendes po shtohet gjithnjë e më shumë dhe tashmë këngëtarja ka një surprizë tjetër për fansat e saj. Ajo ka publikuar ditën e sotme dy këngë nga albumi i radhës i titulluar ‘Romance’. Dy projektet titullohen ‘Shameless’ dhe ‘Liar’, ndërsa të gjithë fansat dyshojnë se ato janë inspiruar nga Shawn. Këto këngë flasin për dashurinë sekrete ndaj dikujt. ‘Ka qenë sekret për një kohë shumë të gjatë’, shkruhet në një prej teksteve të këngëve të publikuara. Ndërkohë tek projekti me titull ‘Liar’, e cila ka rrymë latine, këngëtarja i premton vetes që mos ta humbasë kontrollin afër dikujt dhe mos të afrohet shumë me të.
Kujtojmë se ndonëse janë fotografuar shpeshherë në publik krah njëri-tjetrit, Camila dhe Mendes nuk e kanë pranuar ende zyrtarisht raportin e tyre./revistawho.com