• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

A i dha fund lidhjes disa mujore Baby G? Kjo video zbulon të vërtetën e marrëdhënies së saj

Disa ditë më parë reperja e njohur, Baby G vendosi të fshinte çdo postim në llogarinë e saj në ‘Instagram’ dhe ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte fakti se 23-vjeçarja nuk e ndiqte më të dashurin e saj, Lim Hotin.

Menjëherë në media qarkulluan lajmet se dyshja ishte duke përjetuar një krizë ose mund t’i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre. Megjithatë pak më vonë reperja vendosi të rikthejë disa prej fotove, por jo ato me partnerin e saj.

Ndërsa ditën e sotme ka qenë Limi ai i cili ka zgjedhur ta urojë për ditëlindje Baby G me anë të një videoje të publikuar në ‘Instastory’. “Gëzuar ditëlindjen yll”, ka shkruar ai bashkangjitur videos ku dallohet se ka përqafuar reperen. Mesa duket dyshja ka arritur të zgjidhë çdo konflikt dhe tashmë dëshirojnë ta mbajnë larg syrit të mediave lidhjen e tyre./revistawho.com

CLOSE
CLOSE