• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

A është Rita Ora në një lidhje dashurie me bukuroshin 23-vjeçar?

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora duket se është në një lidhje të re dashurie. 29-vjeçarja është fotografuar pak ditë më parë në krah bukuroshit të quajtur, Rafferty Law, duke u drejtuar për në lokalin e quajtur ‘Harry’s Bar’ në Londër pas shfaqjes së çmimeve.

Mediat kanë spekuluar rreth një raporti të mundshëm midis dyshes, megjithatë ata vetë nuk kanë konfirmuar ende asgjë. Ajo çfarë shtoi dyshimet e të gjithëve ishte tentativa e Ritës dhe Rafferty për të shmangur kamerat.

Me siguri në ditët në vazhdim Ora do të zbulojë të tjera detaje rreth këtij raporti miqësor ose jo./revistawho.com