• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

A është kjo vajzë e dashura më e re e Butrint Imerit?

Ditën e djeshme Butrint Imeri zbuloi se në këto ditë pushimi në Greqi po e shoqëron një vajzë brune. Këngëtari publikoi në ‘Instagram’ një video, në të cilën shihej e ulur përballë tij në tavolinë një vajzë.

Butrinti zbuloi vetëm fytyrën e saj, por jo emrin, duke i konfuzuar të gjithë. Megjithatë është vënë re sa vajza në videon e Butrintit ka një ngjashmëri shumë të madhe me modelen që është bërë pjesë e klipit më të fundit të këngëtarit, “Dream Girl”. Madje disa nga fansat e Imerit shprehen të bindur se modelja e klipit është ajo që po e shoqëron Butrintin në pushimet e tij.

View this post on Instagram

Krejt nanush ti je.. 🥳 #4Milly #DreamGirl @Nimo

A post shared by BUTRINT IMERI (@butrint_official) on

Për më tepër ata kanë arritur të zbulojnë se modelja në klip, që mund të ndodhet bashkë me këngëtarin në Greqi, quhet Ery Viero. Ajo është me origjinë gjysmë braziliane dhe gjysmë italiane e është mjaft e njohur në industrinë e modës. Ery jeton në Athinë, ndaj nuk është i çuditshëm fakti që ajo po qëndron me Butrintin për kaq ditë në Greqi. Megjithatë asgjë nuk është ende plotësisht e sigurt nëse bëhet fjalë pikërisht për Ery Viero, sepse pritet që vetë Butrinti t’i japë fund këtij misteri. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE