• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

A është kjo një shenjë se Tyler dhe Gigi mund të kthehen sërish bashkë?

Lidhja e komedianit të njohur, Tyler Cameron me modelen Gigi Hadid tërhoqi jo pak vëmendjen e ndjekësve të dyshes, kjo për shkak se ata u panë të udhëtonin dhe të kalonin shumë kohë së bashku. Megjithatë romanca e tyre nuk zgjati shumë, pasi disa javë më parë ata konfirmuan për mediat se i kishin dhënë fund lidhjes së tyre.

Së fundmi në një intervistë për ‘UsWeekly’, Cameron ka pohuar se vazhdon të flasë me Gigi-n sepse mbi të gjitha ata janë miq. Siç duket ndarja e tyre ka qenë një etapë e kaluar me shumë qetësi, pasi dyshja ka zgjedhur të mbeten miq edhe pas këtij momenti. Nuk dihet nëse të ardhmen do t’i shohim sërish bashkë, megjithatë Tyler pohoi publikisht se edhe mund të takoheshin me njëri-tjetrin nëse do të ishte e nevojshme.

Kujtojmë se jeta private e Gigi-t ka qenë shpesh kryefjala e mediave rozë, sidomos pas ndarjes së bujshme nga lidhja disa vjeçare me yllin e muzikës ndërkombëtare, Zayn Malik./revistawho.com