• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

A është kjo një shenjë që Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez po shkojnë drejt altarit?

Këngëtarja e njohur e muzikës latine, Jennifer Lopez ka kërkuar disa këshilla nga Ruth Bader Ginsburg, e cila punon tek gjykata e lartë e drejtësisë. Artistja është drejtuar për tek ajo për të marrë disa këshilla martesore dhe këtë e ka zbuluar vetë Ruth në një intervistë për ‘The Hill’. Ajo shtoi se Lopez dëshironte që ta prezantonte me të fejuarin e saj, Alex Rodriguez, ndërsa e kishte pyetur se cili ishte sekreti i një martese të lumtur.

Pas kësaj deklarate fansat e Jennifer kanë spekuluar menjëherë për një martesë të mundshme midis saj dhe partnerit Rodriguez, duke qenë se propozimin tashmë JLo e ka marrë në ishujt Bahamas disa muaj më parë./revistawho.com