• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

A është e dashuruar Lei Kraja? Përgjigja e saj do ju konfuzojë të gjithëve

Lei Kraja është një moderatoret më të tërheqëse të ekranit shqiptar, kjo sepse bukuroshja nuk ka shfaqur asnjëherë komplekse përpara kamerave, por edhe në dalje publike të ndryshme. E pyetur në ‘Instagram-in’ e saj nëse është e dashuruar, pasi shpeshherë ka pohuar se zemrën e ka plot, Lei ka zgjedhur t’i konfuzojë paksa ndjekësit.

“Do e them vetë ndonjëherë nëse jam gati. Deri atëherë do them gënjeshtra të vogla siç do bëj në ‘Shiko Kush Luan’ këtë fundjavë. Më pëlqen t’i çorientoj njerëzit”, ka shkruaj Kraja së bashku me disa emoji të qeshurash.

Moderatorja ka zgjedhur të mos sqarojë asgjë tjetër, megjithatë shumë shpejt pritet të zbulohet se çfarë deklaratash ka bërë ajo në ‘Shiko Kush Luan’. Kujtojmë se prej disa vitesh tashmë ajo është pjesë e platformës ‘Digitalb’, aty ku ka drejtuar disa emisione sportive./revistawho.com