• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

“A është bukur të jesh e famshme”, Klea Huta i përgjigjet ndjekësit në mënyrën më të sinqertë

Klea Huta ka një eksperiencë të gjatë si një “showgirl”, sepse punën e saj e ka nisur që fëmijë. Si fillim ajo u bë e njohur nga grupi “Kripmjaltëzat” dhe që aty dalloi për talentin dhe shkathtësinë e saj. Publiku e ka parë të rritet në skenë dhe gjatë këtyre viteve ajo ka arritur të krijojë një karrierë mjaft të suksesshme. Klea ka drejtuar disa nga emisionet më të njohura në vend dhe ka treguar se është shumë e zonja si moderatore, së fundmi edhe si këngëtare.

Sot ajo është një ndër moderatoret më të pëlqyera dhe duket se këtë famë e shijon, sepse kështu e ka projektuar veten e saj qëkur ishte shumë e vogël. Ditën e sotme Klea ka vendosur të flasë me ndjekësit e saj për ëndrrat, por njëri prej tyre ka dalë jashtë teme duke e pyetur nëse është e bukur fama. Klea nuk e ka injoruar këtë pyetje dhe i është përgjigjur personit në fjalë me sinqeritetin më të madh. “Gjithçka është pasojë e asaj se si ti e ke parë veten që të vogël! Kur ëndërroje të ishe si ëndërroje të të shihnin njerëzit dhe çfarë ëndërroje të bëje. Unë e pash veten kështu, punova për të qenë e tillë dhe tani e shijoj. Ka disa anë të vogla jo të mira këtu në fshatin tonë as të madh, e as të vogël, por ka më shumë të mira. Është bukur, është shumë bukur”, ka thënë Huta.

Kujtojmë se pak muaj më parë Klea inaguroi një akademi fëmijësh, “Klea Huta Academy” për të gjithë vogëlushët që duan të marrin leksione aktrimi dhe këndimi. /revistawho.com