• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

A e kopjoi Tyga skenografinë e koncertit të Capital T në sheshin ‘Nënë Tereza’?

Një muaj më parë, artisti i njohur i publikut shqiptar, Capital T mbajti koncertin e tij të parë recital në sheshin ‘Nënë Tereza’ në kryeqytetin e Tiranës. Këngëtari dhuroi performanca unike, të cilat u duartrokitën nga të gjithë fansat që u gjendën në shesh atë ditë. Ajo çfarë ra tjetër në sy ishte dhe skenografia gjigande e cila përputhej me idenë që Capital kishte pasur për koncertin për muaj me radhë.

Pas tij ndodheshin ekrane në përmasa të mëdha të cilat formonin shkronjën T. Mirëpo pas këtij momenti duket se një reper i njohur ndërkombëtar është frymëzuar nga koncerti i Capital. Tyga, ish-i dashuri i Kylie Jenner ka realizuar një koncert me po të njëjtën skenografi, duke e surprizuar kështu edhe reperin shqiptar, i cili e ka ndarë këtë detaj me të gjithë ndjekësit në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

“Çfarë mendoni ju djem?”, ka shkruar Capital, krah postimit të tij më të fundit. Fansat kane nxituar të lënë një sërë komentesh dhe mesa duket jehona e koncertit të Trim Ademit ka shkuar shumë larg./revistawho.com