• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

A do të rikthehet ‘Big Brother’ këtë sezon televiziv?

Një promo e publikuar disa muaj më parë në ekranin e ‘Top Channel’ bëri që fansat të mendojnë se shumë shpejt do të niste një nga spektaklet më të ndjekura, ai i ‘Big Brother’, por në formatin VIP. Ndonëse ‘Big Brother’ mungoi përgjatë vitit 2018 dhe 2019, kjo nuk do të thotë se televizioni i njohur nuk do ta shfaqë në të ardhmen.Prive’ ka arritur të mësojë se sipas të gjitha gjasave, ‘Big Brother’ do të jetë në këtë sezon televiziv pas një pauze thuajse tre vjeçare.

‘Top Channel po i shqyrton mundësitë që ta rikthejë ‘Big Brother-in’ dhe shanset janë më të mëdha këtë vit marrë shkas edhe nga investimet e kryera që e lehtësojnë organizimin ndryshe nga vjet kur nuk kishte asgjë gati. Në studion e re të televizionit, ‘Nova’, e cila ka një hapësirë prej rreth 2000 metrave katrorë aktualisht po finalizohet shtëpia për ‘Hell’s Kitchen’ që nis në muajin tetor dhe përfundon në janar. Planet janë që po e njëjta shtëpi të modifikohet përgjatë periudhës janar-shkurt dhe tek ajo të realizohet edicioni i ri i ‘Big-ut’ nga pjesa e dytë e muajit Mars deri në fund të Qershorit 2020, gjithmonë nëse gjërat nuk dështojnë rrugës’, ka thënë ky burim brenda televizionit.

Detaje të reja lidhur me programin dhe vazhdimësinë e tij pritet të bëhen të ditura pas muajit shtator, kur çdo ide të jetë kristalizuar dhe definuar nëse ekzistojnë mundësitë e duhura për ta sjellë atë./revistawho.com