• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

A do të kthehej në “Portokalli”? Olsi Bylyku flet hapur

Olsi Bylyku është padyshim një nga aktorët më të pëlqyer të humorit. Karriera e tij nisi në programin e njohur “Portokalli” dhe ka vazhduar në shumë të tjerë si “BE Caffee” dhe së fundmi “Klanifornia”. Por si ndihet ai për eksperiencën e tij të re? I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” ai ka treguar se si po shkon puna e tij e fundit. “Po ndihem shumë mirë te Klanifonia, shkojmë mirë dhe kemi harmoni dhe kimi mes aktorësh, po fillojmë bashkëpunimet me njëri tjetrin, secili po bëntë më parë personazhet e veta, por tani po bëjmë numra të përbashkëta. Më kishte marrë malli për publikun, që vjen kur do, duartroket kur do, më kujtohen daljet e mia të para, e marr emocionin më shumë tani. Javën e parë nuk kam zgjedhur të kisha personazhe të reja, por erdha me rolet që kisha dhe me monologun, pikën time të fortë. Kam risjellë personazhin e Alba Hoxhës, që ajo e priti shumë mirë. Më mungon Be Coffee, më mungojnë personat me të cilët kam bashkëpunuar, Suada, Besi, Erioni, ishim si një familje, një staf i vogël, por Be Caffee, ishte një spektakël i madh që bëhej me vetëm 5 veta”, shprehet aktori. Përsa i përket pyetjeve nëse do kthehej përsëri në “Portokalli” ai është përgjigjur kështu: “Jam konfuz shpesh ja bëj vetes këtë pyetje. Mendoj që deri ketu ku jam është risk nga Zoti. Në Portokalli mendoj që nuk mund të kthehem, mendoj që atje dhashë aq sa dhashë”. Kujtojmë se Olsi prej disa vitesh është në një lidhje dashurie të bukur me një vajzë të quajtur Egi, e cila sipas tij është ndihma e tij më e madhe në tekstet e këngëve dhe realizimet e videoklipeve.