• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

A do e shohim Arjola Shehun si këngëtare? Ja çfarë thotë moderatorja

Javët e fundit emri i Arjola Shehut ka qenë shumë i lakuar në media për shkak të dyshimeve se moderatorja mund të bëhet pjesë e industrisë së muzikës. Pak ditë më parë Devis Xherahu publikoi një video duke kënduar me Arjolën “Kur gjethet bien në vjeshtë” dhe tregoi se ndoshta mes tyre mund të vinte një version i ri i këngës. Moderatorja vendosi të mos reagonte në lidhje me këtë çështje, por një postim i bërë së fundmi në profilin e ‘Instagram-it’ të “Miss Shqipëria” i ka shtuar akoma dhe më shumë dyshimet. Këtë vit Arjola moderoi spektaklin e bukurisë dhe nga organizatorët e eventit ka marrë komplimente të shumta për drejtimin e tij. “Rrezatuese…Siguri, përkushtim, performancë, sharm, elegancë, temporitëm… A duhet më shumë për të qenë prezantuesja perfekte?… ups… dhe një këngë po vjen”, shkruhet për Shehun në një postim në profilin e “Miss Shqipëria”.

E kontaktuar nga ‘RevistaWho.Com’ në lidhje me këtë lajm, Arjola tha se nuk ka si qëllim të bëhet këngëtare. Ajo nuk shtoi asgjë më tepër, duke lënë ende vend për dyshim nëse mund të realizojë një këngë të sajën. Megjithatë gjithçka do të zbulohet me kohën dhe do të shohim nëse Arjola do t’i shtohet listës së moderatoreve që kanë eksperimentuar me këngën. /revistawho.com