• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

A bëhet më bukur se kaq? Enrique Iglesias valvit flamurin shqiptar në Greqi

Këngëtari i njohur spanjoll, Enrique Iglesias i ka surprizuar të gjithë gjatë një koncerti të mbajtur në qytetin e Selanikut në Greqi. Një prej fansave prezent në koncert i ka hedhur 44-vjeçarit në skenë flamurin shqiptar. Pas këtij momenti Enrique i ka surprizuar të gjithë duke e marrë flamurin në duar e duke e valëvitur disa herë.

Ky gjest i ka lumturuar të gjithë shqiptarët prezent në koncert, të cilët janë treguar të kujdesshëm duke mos i humbur ky moment, por duke e fotografuar. Mes tyre ka qenë edhe moderatorja shqiptare, Fjodora Fora e cila e ka ndarë këtë moment në llogarinë e saj në ‘Instagram’.

Me siguri ky veprim do të bëjë të lumtur edhe më shumë shqiptarë të cilët do ta ripublikojnë në rrjetet e tyre sociale./revistawho.com