• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

9 vite bashkë, Visjan Ukcenaj i bën dedikimin më romantik partneres

Ditën e sotme Visjan Ukcenaj dhe bashkëshortja e tij, Jona Xhelilaj festojnë 9-vjetorin e njohjes mes tyre. Për këtë ditë speciale Visjani i ka bërë një dedikim shumë romantik partneres së tij. Aktori i humorit ka publikuar në ‘Instagram’ një foto shumë të ëmbël me Jonën dhe djalin e tyre, Divin. “Plot 9 vite bashkë Jona Xhelilaj. Ikën kaq shpejt sa që m’u duk sikur jetojmë në Galaksi. Ky udhëtim në Hapësirë mes planetesh peizazhesh, mes meteorësh dhe vrimash të zeza hera herës, na ka bërë më të fortë. Dhe më pas Zoti na dhuroi Diellin tonë personal Divin”, ka shkruar Visjani përkrah fotos.

Aktori i humorit ka treguar se bashkëshortja është njeriu më i rëndësishëm në jetën e tij dhe prej 1 viti ata bëjnë një jetë të lumtur familjare së bashku me vogëlushin e tyre. /revistawho.com