• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme, Shëndet

8 vite histori suksesi, si u kthye “Diamond Dental” në spitalin më të madh dentar në vend

Të gjesh klinikën e duhur që ofron kujdes maksimal për shëndetin oral dhe estetikën e buzëqeshjes ndonjëherë është e vështirë, por ne kemi fatin që në Shqipëri të kemi një nga klinikat më të mira dentare që i ofron të dyja shërbimet. “Diamond Dental” është klinika më e mirë në vend që siguron shëndet të plotë për dhëmbët falë teknologjisë dhe aparaturave bashkëkohore.

Ditën e sotme bëhen 8 vite nga koha kur “Diamond Dental” u krijua me misionin për të ndihmuar të gjithë pacientët për të jetuar të shëndetshëm dhe me një buzëqeshje të sigurt. Në fillimet e saj “Diamond Dental” ishte një emër i ri për shqiptarët, por falë punës së palodhur arriti që të krijonte besimin tek pacientët dhe të kthehej në një nga klinikat lider në vend.

Sot kjo klinikë ofron të gjitha shërbimet e nevojshme, duke filluar nga ato estetike dhe deri tek kirurgjia orale apo maksiofaciale. Përveç kësaj “Diamond Dental’ është ndër të paktat klinika në Shqipëri që është në shërbim 24 orë në 7 ditë të javës, për të qëndruar sa më pranë pacientëve për çdo problem. Stafi i specializuar në vendet më të njohura evropiane dhe me një eksperiencë të gjatë në fushën e stomatologjisë mundësojnë një trajtim cilësor dentar, duke ju kushtuar rëndësi edhe problemeve të më të vogla.

Në këto 8 vite “Diamond Dental’ është një histori e vërtetë suksesi, sepse ka arritur që të krijojë imazhin e një klinike cilësore dhe të fitojë besimin e të gjithëve falë punës së madhe që është bërë gjatë gjithë kësaj kohe.

Çdo kilent trajtohet me kujdesin më të madh, duke ju treguar me detaje dhe shqyrtuar gjithçka që ata duan të dinë rreth proceseve për mirëmbajtjen e dhëmbëve. “Diamond Dental” ka marrë çmime të shumta në këto 8 vite, një ndër më të rëndësishmit ai i “Rose of Paracelsus”, si simbol i praktikës shembullore europiane. Gjatë kësaj kohe “Diamond Dental” ka folur me standarde të larta dhe prandaj sot renditet si spitali dentar më i madh në vend.

Tashmë nuk ka më asnjë dyshim se për çdo shërbim duhet të zgjidhni vetëm një klinikë, për t’i siguruar vetes buzëqeshje të bukur si diamanti. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE