Kur shikon Kim Kardashian, të shkojnë në mendje shumë mendime – martuar dhe divorcuar (më shumë se një herë), ka fëmijë, ‘ka thyer internetin’, shopping, fashion, party… lista vazhdon e vazhdon. Por, disa foto nga ylli i reality-së as nuk i keni imagjinuar se mund të ekzistonin. Që nga momentet me saj më të zakonshme deri tek performancat më qesharake (duke përfshirë kostumet e Halloween-it), janë të gjitha të përmbledhura. Shikoni ҫfarë ju ka munguar nga fabula Kim Kardashian.
Fjalët që të vijnë në mendje kur kujton Kim Kardashian: e kuruar, fashion… ok, në pjesën më të madhe të kohës! Keni menduar ndonjëherë se edhe Kim mund të ketë ditët e saj të këqija?! Jo? Ja ku janë disa momente ndërsa Kim është duke shijuar ushqimin, nuk ka nevojë për shpjegime.
Kim ka qenë shoqe e ngushtë me Aubrey O’Day?! Pooo, duke u kthyer pas në kohët e “Making the Band and Danity Kane”, Aubrey dhe Kim ishin shumë të afërta. Mendoni se mund të jenë akoma shoqe?!
Një kontroll tjetër në të kaluarën! Në vitin 2010, kur New Orleans Saints fitoi Superbowl, Kim ishte atje për të dashurin e saj, ndërsa komentonte me Reggie Bush. Nuk kishim menduar asnjëherë se Kim mund të prezantonte sportin, por ja që edhe gjërat e ҫuditshme ndodhin.
Kjo është një foto e vitit 2008, kur Kim është veshur si Wonder Woman për Halloween, ndërsa ishte e ftuar në PAMA’s Halloween Masquerade, në LA. Asnjëherë nuk kemi menduar se mund ta shihnim Kim kaq komike, por është vërtet e tillë në këtë foto, apo jo?
Ndërsa Paris Hilton shkëlqente nga fama, pas saj ishte gjithmonë Kim. Kjo foto ka përshkrimin “Paris Hilton me një shoqe të re, Kim Kardashian” – një minutë… as që e kishte menduar njeri se Kim do të trokiste kështu në botën e showbiz-it! Kohë të ҫmendura…. Sa kanë ndryshuar!
Kishit menduar se Kim i bën gjithmonë thonjtë në shtëpi dhe ka pas vetes një skuadër të tërë që kujdeset? Por ja ku shfaqet Kim, e cila ka shkuar në një qendër estetike dhe është duke u kujdesur për thonjtë – siҫ bën pjesa më e madhe jona, në fakt.
Më herët, në vitin 2008, Kim është veshur si një ‘flapper girl’ për festën e Halloween në LA. Zakonisht, Kim kryeson listën kur është fjala për fashion, por këtë herë, ka vendosur të kthehet pas në kohë./ revistaclass.al