• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

6 muaj pas ndarjes nga Graciela, Stine i bën të gjithë konfuzë me deklaratën e tij

Në fund të 2018-tës Stine i dha fund marrëdhënies së tij me partneren Graciela, me të cilën kishte disa vite që jetonte një histori dashurie. Pas ndarjes deklaratat nga ana e të dyve ishin të shumta, por më e rëndësishmja nga ta gjitha është se ata kanë mbetur miq të mirë. Tashmë që kanë kaluar gati 6 muaj nga ndarja, askush nuk e di se çfarë po ndodh me jetën private të tyre. Në fakt sot Stine i ka bërë të gjithë konfuzë me një deklaratë të tij në rrjete sociale, që nuk kuptohet nëse është e vërtetë apo thjesht një shaka. Këngëtari ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit e tij në ‘Instagram’ dhe dikush e ka pyetur nëse është beqar apo i lidhur. “Në fakt jam një ‘single’ i lidhur”, ka shkruar artisti i njohur.

Përmes këtyre fjalëve Stine jo vetëm që nuk ka zbuluar asgjë, por ka ngritur dyshime të shumta. Kjo është një periudhë transitore për këngëtarin dhe ish-partneren e tij dhe prandaj e kanë të vështirë të tregojnë se çfarë po ndodh veçanërisht me jetën e tyre. Kujtojmë se çifti i njohur janë edhe prindër të një vajze 2-vjeçare të quajtur Estia. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE