• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

6 muaj pas humbjes së bashkëshortes, Stefi Prifti “kapet mat” me një bionde misterioze

Duket se një jetë e re romantike po nis për këngëtarin nga Korça, Stefi Prifti, 6 muaj pas ndarjes nga jeta e bashkëshortes, Marina. Artisti i cili e ndau dhimbjen e tij edhe në rrjetet sociale për gruan e ndjerë, që iku nga kjo botë në moshën 45-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë, iu rikthye aktivitetit artistik pas një pauze të shkurtër. Por duket se buzëqeshja i është rikthyer sërish Stefit, i cili është fotografuar nga paparaci pak ditë më parë në shoqërinë e një biondeje misterioze. Vëllai i madh korçar është kapur mat në barin e Hotel Tirana International, duke shijuar një kafe me gruan që shihni në foto. Nuk dihet sa kohë kanë ata që shoqërohen, por gjithsesi duket për Stefin ky duket një fillim i ri në jetën sentimentale pas humbjes së bashkëshortes, me të cilën ishin dashuruar që studentë. (Story)

CLOSE
CLOSE