• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

“500$ për një puçërr në fytyrë”, ja si kujdesen personazhet e njohur për “Oscars”

Aktorët më të njohur çdo vit bëhen bashkë për mbrëmjen më të rëndësishme të botës së kinematografisë, ndarja e çmimeve “Oscar”. Për këtë event të gjithë personazhet i kushtojnë shumë rëndësi pamjes së jashtme, në veçanti femrat. Madje një pjesë prej tyre bëjnë trajtime të thella për pastrimin e fytyrës. Së fundmi është mësuar se aktoret që janë të nominuara në çmime të rëndësishme si: Lady Gaga, Emma Stone, Glenn Close janë regjistruar në urgjencën e një klinike për t’u siguruar që fytyra e tyre do të jetë në formën më të mirë mbrëmjen e sotme. Sipas “The Sun” procedura kushton 500$ për një shenjë ose puçërr në fytyrë, sepse thahen me anë të laseri pasi injektohet anastezi në pjesën që duhet trajtuar. Doktori që merret me këtë trajtim ka treguar se vajzat e njohura shkojnë në klinikë që në orët e para të ditës kur mbahet ndarja e çmimeve “Oscar”. Tashmë i jepet kuptim gjithçkaje dhe është e qartë pse të gjithë VIP-at duken në superformë gjatë gjithë mbrëmjes. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE