• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

5 vite martesë, Kanye West e surprizon Kim Kardashian në mënyrën më të bukur

Në 24 maj Kim Kardashian dhe Kanye West festuan 5-vjetorin e martesës së tyre. Postimet në rrjete sociale ishin shumë emocionuese, por akoma dhe më shumë ishte surpriza që Kanye kishte përgatitur për bashkëshorten e tij. Reperi i njohur kishte menduar që takimin romantik mes tij dhe Kim ta organizonte në një nga koncertet e Celine Dion në Las Vegas.

Këngëtarja e njohur duhet të jetë e preferuara e Kim, ndaj Kanye vendosi që ta surprizonte në këtë mënyrë. Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” publikoi në rrjete sociale video të ndryshme nga koncerti, në të cilat dëgjohej duke kënduar me zë të lartë këngët më të njohura të Celine Dion.

Në fund ajo postoi një foto me artisten dhe bashkëshortin e saj shoqëruar me një nga frazat e këngës më të njohur të Dion, “My heart will go on”.

Kujtojmë se Kim dhe Kanye pak javë më parë u bënë prindër të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin Psalm. /revistawho.com