• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

5 vite dashuri, Afërdita zbulon foton e parë me partnerin

Prej 5 vitesh Afërdita Dreshaj po jeton një nga historitë më të bukura të dashurisë pranë partnerit të saj, Jakub Kindl. Ditën e sotme ata festojnë 5 vite njohje dhe sigurisht që këtë përvjetor nuk mund ta kalonin pa surpriza. Për të festuar dashurinë e tyre, Jakub i ka bërë dhuratë Afërditës një kuti të mbushur me trëndafila të kuq. E surprizuar dhe e emocionuar, Afërdita nuk ka ngurruar që t’u tregojë të gjithëve se ky ishte zgjimi më i bukur për të.

Ndërsa ajo këtë ditë të rëndësishme e ka kujtuar përmes fotografisë së tyre të parë. “5 vite më parë unë takova dashurinë e jetës sime dhe kjo fotografi është fotoja jonë e parë bashkë. Sot unë e quaj bashkëshorti im”, – ka shkruar Afërdita bashkangjitur fotografisë.

Kujtojmë se në qershor të këtij viti, Afërdita dhe Jakub kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. /revistawho.com