Albumet muzikore janë si një trofe i madh për të gjithë këngëtarët. Pas një pune të lodhshme për muaj apo vite me radhë, ata mund t’ju dhurojnë fansave të tyre një album ku mund të dëgjojnë projektet më të mira muzikore.
Viti 2019 pritet të ketë shumë të tillë që mendohen të kenë rekorde shitjesh.
‘Inner Monologue Part 1’ nga Julia Michaels
Është gjithmonë një kënaqësi e madhe për të gjithë fansat që të shohin kryeveprat e kompozitores Julia Michaels.
“DNA” nga Backstreet Boys
Backstreet Boys rikthehet këtë vit më fuqishëm se kurrë. Ata kanë lajmëruar fansat e tyre se këtë vit do të publikojnë albumin me titull “DNA”.
“Thank U, Next” nga Ariana Grande
Ariana Grande këtë vit ka pasur ndryshime të shumta në karrierën e saj. Albumi i saj “Thank U, Next” pritet të sjellë fitime të mëdha për këngëtaren.
‘The Love Train’ nga Meghan Trainor
Meghan pritet të sjellë për publikun një album vetëm me këngë dedikuar dashurisë.
‘Head Above Water’ nga Avril Lavigne
E inspiruar nga ndodhitë e fundit të jetës së saj, Avril Lavinge do të sjellë albumin më të mirë të karrierës së saj./revistawho.com