Në çdo dalje publike Victoria Beckham është shfaqur shumë elegante, kjo edhe falë fizikut të saj. Stilistja e njohur është 44 vjeçe, por ka me të vërtetë një trup për t’u admiruar. Së fundmi ajo ka publikuar në rrjete sociale disa foto duke u stërvitur në palestër. E veshur me streçe dhe një bluzë sporti, duket qartë se Victoria ka forma perfekte fizike.
Në foto ajo u kujdes të mbante kapelen në fytyrë, sepse ishte tërësisht pa “make up”.
Në një intervistë në janar ajo ka thënë se për shkak të jetesës së saj shumë të ngarkuar pret shumë nga trupi i saj. Victoria Beckham prej shumë vitesh ndjek një dietë strikte ushqimore, ushtrohet vazhdimisht dhe siç duket këta dy faktorë i kanë dhënë plotësisht rezultatet tek ajo. /revistawho.com