• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

41 vjeçe por duket si një 20-vjeçare, Nicole Scherzinger tregon sekretin e formave të saj trupore

Nicole Scherzinger është 41 vjeçe, por lehtësisht mund ta ngatërrosh me një vajzë 20-vjeçare. Aktorja dhe këngëtarja e njohur ka një fizik perfekt dhe sigurisht që e gjithë merita i takon vetëm asaj. Nicole ka treguar për “Daily Mail” se i kushton shumë rëndësi ushqimit dhe të stërviturit, por nuk është aq strikte sa njerëzit mund të mendojnë.

Ajo ka zbuluar se mëngjesi i saj është i mbështetur tek karbohidratet dhe proteinat, gjatë drekës konsumon diçka të vogël, ndërsa darkën e ha gjithmonë në restorante. “Mëngjesi im i preferuar është vezë të ziera me avokado dhe salmon i tymosur. Në drekë zakonisht ha diçka të vogël, por të shëndetshme dhe natën konsumoj diçka jashtë”, ka thënë Nicole. Për sa i përket stërvitjes ish-anëtarja e Pussycat Dolls ka treguar se është e mbështetur në kardio dhe në trajnimin për fuqinë. Ajo ka shtuar se ‘streching’ dhe hidratimi janë dy faktorë kryesorë që ndikojnë shumë në arritjen e qëllimeve në ‘fitness’. /revistawho.com