• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

4 vite pas dasmës, Vesa Luma zbulon nga është frymëzuar për fustanin e saj të martesës

Vesa Luma dhe Big Basta kanë 4 vite si të martuar dhe sot bëjnë një jetë të lumtur familjare me djalin e tyre, Lian. Pavarësisht se vitet kalojnë Vesa e kujton gjithmonë martesën si gjënë më të rëndësishme në jetë, ndaj ju kthehet herë pas here momenteve më të bukura të asaj dite.

Sot këngëtarja ka treguar se nga është frymëzuar për fustanin e saj të martesës, i cili duhet thënë se ka qenë mjaft i veçantë dhe modern. Vesa ka shkëputur një video të shkurtër nga klipi i këngës “November Rain” të Guns N’ Roses, në të cilin shfaqet një modele e veshur me fustan nusërie. Këngëtarja ka treguar se prej asaj është inspiruar për të rezalizuar të njëjtin fustan për martesë, apo diçka të ngjashme me të. “Nga momenti i parë që pashë këtë video legjendare, u betova se ky do të ishte fustani im i martesës… ose i ngjashëm”, ka shkruar Vesa përkrah videos.

Në fakt fustani që Luma ka zgjedhur për dasmën e saj është thuajse i njëjtë me atë të modeles në “November Rain” dhe pamja e veçantë e Vesës u diskutua për një kohë të gjatë. /revistawho.com