• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

4 momentet kur Mozzik u kujdes të ruante qetësinë e Loredanës gjatë konferencës për shtyp

Ditën e djeshme reperja e njohur, Loredana Zefi dha një deklaratë për shtyp në qytetin e Prishtinës, për të sqaruar të gjithë ndjekësit e saj për të vërtetën rreth çështjes së shumëpërfolur në Zvicër. Pa dyshim që gjatë minutave të konferencës të mbajtur, krah Loredanës ndodhej dhe partneri i saj, Mozzik. Dyshja u përpoq të sqaronte çdo detaj, megjithatë për Zefin pati dhe disa momente tensioni, në të cilat Mozzik e ndihmoi të qetësohej.

Më poshtë ju sjellim 4 rastet kur Mozzik veproi me shumë qetësi, për ta bërë situatën në të cilën ndodhej partnerja e tij, më të lehtë, sipas ‘Prive’:

  1. Në nisjen e konferencës mbushi fillimisht gotën me ujë të Loredanës, megjithatë më vonë e përdori vetë atë gotë.
  2. Gjatë deklaratës dorën e mbante tek shpatullat e bashkëshortes së tij për t’i dhënë mbështetje.
  3. Në momentin kur Zefi u pyet për akuzat e shoqes së saj të ngushtë, Mozzik ndërhyri për ta mbyllur atë temë duke thënë se nuk ndodheshin aty për të diskutuar këtë gjë.
  4. Në njërin moment Loredana u ngrit në këmbë për t’ju përgjigjur gazetarit zvicerian, megjithatë Mozzik e tërhoqi më mbrapa për t’u ulur.

Kujtojmë se fill pas konferencës së mbajtur, Loredana ka vazhduar me planet e saj të mëparshme, të cilat e kishin sjellë 23-vjeçaren në Prishtinë për të xhiruar videoklipin e saj më të fundit./revistawho.com

CLOSE
CLOSE