• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

3 muaj pasi solli në jetë fëmijën e parë, Egla Harxhi tregon ndjesitë që po provon

Përpara se të sillte në jetë fëmijën e saj të parë, Luçifer, Egla Harxhi dhe partneri i saj Ale fituan vëmendjen mediatike me deklaratat e tyre për krijimin e principatës së Libofshës dhe për marrëdhënien treshe me një vajzë tjetër. Tashmë partnerja është larguar nga jeta e tyre dhe çifti është përqëndruar në projektin e Libofshës dhe rritjen e djalit.

Image result for egla harxhi

Në një intervistë për ‘Panaroma Plus’ ish-miss-i shqiptar ka folur rreth ndjesive që po provon, në 3 muajt e parë pranë të birit. “Çdo ditë zgjohem duke falënderuar energjitë e universit për këtë dhuratë, këtë mrekulli në jetën time. Kam kuptuar pse nuk doja fëmijë më përpara, sepse e dija që do të lidhesha aq shumë shpirtërisht. Është një dashuri, një ndjenjë aq e fortë, e cila të mbush me dritë dhe energji të forta e ndonjëherë të duket sikur do të shpërthejë kraharori. Përveç kësaj, sigurisht është e lodhshme sidomos kur punon në të njëjtën kohë, e kjo më bën të reflektoj se si duhet t’i kanalizoj energjitë e mia për t’i balancuar ato në një mënyrë që mos të ezaurohem”, -ka treguar Egla./revistawho.com