• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

2po2 feston 41-vjetorin e lindjes, Capital T i dedikon disa fjalë dajës së tij

Capital T dhe 2po2 njihen për marrëdhënien e tyre të ngushtë, jo vetëm për shkak të profesionit, por edhe të lidhjes së gjakut. 2po2 është daja i Capital T dhe të dy ata kanë krijuar një lidhje si dy miq të mirë me njëri-tjetrin. Madje kjo gjë e ka ndihmuar shumë Capital T në karrierën e tij, sepse 2po2 ka qenë mbështetja më e madhe për të. Këtë gjë reperi nuk ka ngurruar t’ja përmend dajës së tij edhe në urimin që i ka bërë sot për ditëlindje. Ditën e sotme Besniku bën 41 vjeç dhe nipi i tij nuk ka harruar t’i dedikojë disa fjalë në ‘Instagram’. Capital T ka publikuar një fotografi përkrah 2po2 dhe bashkangjitur saj ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen daja im, mentori im dhe këngëtari i vërtetë i repit në Shqipëri”.

Dy artistët e njohur numërojnë një sërë bashkëpunimesh mjaft të suksesshme së bashku dhe më i fundit është “Borëbardha”, që si çdo projekt tjetër u prit shumë mirë nga publiku. /revistawho.com