• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Mozzik reagon ashpër pas intervistës së Loredanës: Një nëne nuk i ka hije të gënjejë, mos përdor Hanën për t’u viktimizuar

Këngëtarja e njohur, Loredana, ka dhënë dje një intervistë për “NIN”, e cila pritej me shumë kuriozitet pë të gjithë pasi ajo ka qenë gjithmonë mjaft e rezervuar. Një nga gjërat kryesore që ka marrë vëmendjen e të gjithëve ka qenë marrëdhënia e saj me Mozzik, pas ndarjes. Ajo është shprehur se ata ruajë raporte të mira, se do e respektojë gjithë jetën babain e fëmijës së saj. Loredana tregoi se gjithashtu se ata nuk kanë patur arsye për t’u ndarë, por vetëm se kanë qenë të dy mjaft të stresuar.

“Nuk është për të bërë hajgare, nuk bëjmë marketing për shkak të çikës. As unë as Mozzik s’kemi nevojë të ndahemi për t’u përfolur. Pse ka ndodhur [ndarja] nuk e di. Është e vështirë të tregoj përse, sepse nuk ka ndodhur aq shumë. Nuk kemi pasur arsye për t’u ndarë,” tha Loredana duke nxitur kështu më shumë kureshtjen e fansave.

Këto deklarata nuk i kanë pëlqyer reperit, i cili është shprehur se Loredana po gënjen, duke përdorur vajzën e tyre. Sipas tij, arsyen e ndarjes e dinë vetëm ata dhe të afërmit e tyre.

Lexoni më poshtë reagimin e plotë:

Ti je ‘nënë’ e një nëne nuk i ka hije të gënjejë sepse është ligësi. E një ‘nëne’ nuk i ka hije të gënjejë. Atë engjëllin e vogël mos e përdor për t’u viktimizuar, për t’u bërë viktimë, kinse e dashur. Çdo herë po të shpëton Hana nga ngjarjet e fundit. Sepse është fëmijë ende, normal që e do, të kuptoj, por mos e përdor si të vetmen armë.

Mua më njeh  ti, familja jote, rrethi yt, kush jam unë shumë mirë, e shumë mirë të njohin dhe ty.

Dashuria nuk njeh pare, famë, muzikë, por ja që te ti njeh, sepse je shumë e re në këtë lamijë.

E ti shumë e mirë e di, njerëzit e tu e dinë, cilat janë arsyet që unë jam larguar nga ti, e asnjëra nuk ishte nga ato që kishe cekur në intervistë. Unë nuk jetoj nga mediat, gazetat, sepse është pjesë priate, por mos u mburr me krenarinë e gabuar. Po të gënjen egoja.

Rrafsh tre vite gati isha për ty si në të mirë e në të keq. Dhe do të isha ende, po të mos e bëje bërllog ti.

Unë i kam 24 vite jetë, asnjëherë s’ia kam dëshiruar vetes këtë martesë të shkurtër, por ja që jeta qenka vetëm befasia.

Do ngelesh nëna e çikës sime, të uroj më të mirat në jetë.

Hera e fundit që flas për ketë temë. Po më vjen turp të merrem me kështu punësh pa lidhje, filma, seriale, po nuk lejoj as të tentojnë të njollosin emrin tim e të familjes sime.