• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

2 muaj pasi u bë baba, Sidrit Bejleri zbulon pamjen e më të voglës së familjes

Artisti i njohur, Sidrit Bejleri, u bë baba për herë të tretë me një vajzë në muajin qershor të këtij viti. Këngëtari nuk ngurroi të zbulojë edhe në rrjetet sociale emocionet e veçanta gjatë këtij momenti special në jetën e tij, ndërsa ditën e sotme ka zgjedhur të zbulojë pamjen e plotë të së voglës së tij.

Me anë të një fotoje ku shfaqet së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët, Sidriti ka zgjedhur të urojë festën e Bajramit, duke treguar dhe pamjen e Ejnës. “Gëzuar Kurban Bajramin dhe Zoti ju begatoftë”, shkruan Bejleri në këtë ditë të veçantë dhe të rëndësishme për të.

Menjëherë pas këtij momenti në llogarinë e tij kanë mbërritur komente të shumta të cilat e uronin këngëtarin për familjen e tij./revistawho.com

 

CLOSE
CLOSE