• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

18 vite pasi u shfaq në filmin ‘Moulin Rouge’, Nicole Kidman mbështet aktorët e rinj që e risjellin në skenë

Nicole Kidman ka qenë një nga protagonistet e ‘Moulin Rouge The Musical’ 18 vite më parë dhe ai rol ka qenë një hap i madh për karrierën e saj, pasi vetëm prej tij u nominua për herë të parë për çmim ‘Oscar’. Sot pas shumë vitesh, aktorja i ka surprizuar të gjithë kur u shfaq krah aktorëve që e rivunë në skenë muzikalin e njohur dhe realizoi disa foto me protagonistët e tij.

 

Sigurisht nderin më të madh e provuan të rinjtë që patën fatin ta takonin ikonën e kinematografisë. Nicole ishte veshur me një fustan satin në ngjyrë të kuqe dhe kishte bërë një grim të thjeshtë. Filmi që u transmetua në 2001-in është një nga më të suksesshmit në karrierën e Kidman. Edhe sot pas shumë vitesh pamja e saj provokuese në atë projekt vazhdon të komentohet dhe të mbahet mend. / revistawho.com