• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

18 maji është dita e shumëpritur, ju zbulojmë gjithçka duhet të dini për ‘Colour Day Festival’

Festivali i ngjyrave do pushtojë Tiranën më 18 maj dhe numërimi mbrapsht ka nisur. Të shtunën do të keni fatin të bëheni pjesë e festës më të madhe që ka parë kryeqyteti. Argëtimi, muzika, kërcimi, asgjë që e bën një festë të bukur nuk do mungojë. Sheshi ‘Nënë Tereza’ pritet të mbushet me të rinj e të reja që do zbukurohen më shumë se kurrë me ngjyrat e festës.

Por çfarë duhet të dini paraprakisht për të marrë pjesë në ‘Colour Day Festival’?
Si fillim, për t’u bërë pjesë duhet të keni një biletë, e cila do ju lejojë të hyni në brendësi të festivalit në orën që ju dëshironi dhe të qëndroni sa të dëshironi. Nëse biletën e siguroni përpara datës 18 do ta përfitoni për çmimin 1000 lekë, ndryshe nga vlera që do ketë nëse e blini ditën e festës që shkon në 1500 lekë. Sigurisht dhuratat nuk do mungojnë, pasi do përfitoni edhe një qese boje që ka vlerën 200 lekë. Por nuk mbaron me kaq, për ata që duan ta shijojnë ndryshe këtë eksperiencë, organizatorët kanë ofruar edhe mundësinë për të qenë ‘VIP’ me blerjen e biletës që mban të njëjtin emër. Çmimi i saj është 10.000 lekë të reja dhe përfshin akses të plotë në zonën VIP, 10 qese bojë, 20 xhetona për konsum në bar, 1 kapele dhe një t-shirt.

Festivali do zhvillohet nga ora 12:00 në mesditë deri në orën 00:00 në mesnatë. Në këto 12 orë argëtim, në shoqërinë e muzikës së mirë do të jenë bashkë me ju edhe këngëtarët më të njohur të skenës shqiptare, ndër të cilët: Ylli Limani, Anxhela Peristeri, Ronela Hajati, etj. Nuk do të mungojnë as Dj të njohur që do ju mbajnë të karikuar gjatë gjithë ditës.
Mosha e lejuar është mbi 3 vjeç, por më të vegjëlit duhet të jenë në shoqërinë e prindërve.
Mos harroni të merrni çantë shpine, mbrojtje nga dielli dhe aparat fotografik. Festa e çmendur e ngjyrave i dedikohet vetëm kujtimeve të bukura, argëtimit, kërcimit dhe të qeshurave. Keni vetëm dy ditë për të vendosur që të bëheni pjesë e ‘Colour Day Festival’, 12 orëve më të paharrueshme. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE