• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

10 vite prej ndarjes nga jeta të babait, moderatori shqiptar rrëfen pengun më të madh që ka  

Labinot Gashi është padyshim një nga moderatorët më të suksesshëm në Kosovë. Ai drejton prej vitesh programe të ndryshme televizive, por më i dashuri nga publiku vazhdon të jetë ‘1 Kafe me Labin’.

Përtej jetës si personazh publik, Labinoti tregon me anë të fotove herë pas here edhe për familjen e tij. Dita e sotme është veçanërisht e trishtueshme për të, pasi shënon 10-vjetorin e ndarjes nga jeta të babait të tij. Në datën që kujton humbjen e madhe për të, moderatori ka zgjedhur të shkruajë pak fjalë në kujtim të të atit.

“Sot 10 vjet më parë mbetet dita më e vështirë e jetës time. Ishte mëngjesi i parë që po e nisja pa ty. Bab, shumë jam menduar atë ditë, e edhe më shumë ditëve të tjera pas saj, duke e pyetur veten se si do të mundem t’ia dal pa ty. E kam ndjerë aq fort, çdo herë, forcën tënde, energjinë që ke ditur të ma japësh edhe kur fizikisht s’të kisha më afër. Edhe tani që po e shkruaj këtë kujtim po e ndjej praninë tënde. Bab, sot 10 vjet pas ikjes tënde fizike, unë po besoj që ia kam dalë t’i realizoj ëndrrat që ti m’i dite. Dashurinë dhe përkushtimin për familjen nuk e humba, por po më ngel merak që nuk ishte edhe pak që t’a shihje suksesin e dashurinë e madhe që njerëzit çdo ditë më kanë dhënë këto vite. Uroj që ti të ishte këtu sot, se ti je meritori për të gjitha arritjet e mia, e do të doja të të tregoja se sa shumë ka njerëz që më thonë çdo ditë ‘Lum prindërit që të kanë!’ Bab, mungesa e dashuria për ty nuk matet me këto rreshta, e as me suksesin e kësaj bote, ama është ajo dashuri që na ka udhëhequr në jetë, e për këtë falënderues përjetësisht do të jemi!”,-shkruan ai.

Në ditë të tilla, dhimbja që fëmija ndjen për prindin është edhe më e fortë, jo më kot Labinoti ka zgjedhur të flasë publikisht për këtë moment dhe ndjekësit i kanë dhënë kurajë me mbështetjen e tyre. /revistawho.com