• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

10 vite pas ndarjes nga jeta të nënës, Angelina Jolie i prek të gjithë me rrëfimin më të sinqertë

Rreth 10 vite më parë Angelina Jolie humbi nënën e saj pas një beteje me kancerin e gjirit dhe nga e njëjta sëmundje e rëndë ka ndërruar jetë edhe gjyshja e aktores. Së fundmi në një rrëfim shumë të sinqertë dhe prekës për “Times”, Jolie ka kërkuar ndryshim në mënyrën se si trajtohen gratë. “Më kujtohet kur i mbaja dorën nënës sime gjatë kohës që bënte kimioterapi ajo nisi të bëhej lejla dhe më duhej të vrapoja për tek infermieria. Ndërsa qëndroja në korridorin e spitalit duke pritur që të merrej trupi i nënës sime dhe të digjej, mjeku i saj më tha që i kishte premtuar nënës sime se do të sigurohej që unë të informohesha për mundësitë e mia mjekësore”, ka treguar aktorja.

Ajo ka thënë edhe më parë që për shkak të trashëgimisë dhe gjenetikës është më e predispozuar ndaj kancerit të gjirit dhe vezoreve ndaj tregohet shumë e kujdesshme për t’i parandaluar. “Shpesh më pyesin se si kanë ndikuar zgjedhjet e mia mjekësore. Thjesht ndiej se kam bërë zgjedhje për të përmirësuar shanset e mia për të parë fëmijët e mi të rriten dhe të njoh nipërit e mbesat e mia. Shpresoj t’ju jap sa më shumë vite që mundem jetëve të tyre dhe të jem këtu për ta. Unë po jetoj prej një dekade pa nënën time. Ajo njohu disa nga nipërit dhe mbesat e saj dhe në shumicën e rasteve ishte shumë e sëmurë për të luajtur me ata”, ka thënë Angelina. Ajo ka shtuar se shpreson shumë që zgjedhjet e saj ta lejojnë të jetojë sa më gjatë për t’ju qëndruar pranë fëmijëve. Aktorja ka treguar edhe rutinën e saj mjekësore dhe si kujdeset për shëndetin përmes kontrolleve të rregullta. /revistawho.com