• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

10 vite pa u takuar me të bijën / Nëna e fton në programin “Dua të të bëj të lumtur”, vajza nuk i vjen në studio

Historia e dytë që u trajtua natën e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte ajo e nënë Sanos e cila kishte 10 vite pa u takuar me vajzën e saj. Nënë Sano në moshën 14 vjeçare ishte njohur me bashkëshortin e saj, Halitin dhe kishin rënë në dashuri me shikim të parë.
Familja e nënë Sanos nuk e kishte pranuar këtë martesë dhe për këtë arsye Haliti e kishte rrëmbyer. Nga martesa kishin ardhur në jetë 4 fëmijë.
Pas disa vitesh nënë Sano zbuloi që bashkëshorti i saj, Haliti kishte dy fëmijë me një grua tjetër. Në këtë moment midis tyre kishin lindur shumë konflikte dhe si përfundim Haliti me Sanon ishin ndarë.
Gjëndja e rënduar ekonomike e kishte detyruar nënë Sanon që të martohej përsëri, por ky vendim nuk ishte pranuar nga fëmijët e saj.
Sano i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për t’u bashkuar sërish me vajzën e saj dhe për t’i kërkuar falje për vendimet e marra. Vajza e saj, Mira nuk e kishte pranuar ftesën, por moderatorja Arbana Osmani për të mos e lënë të vetme kishte ftuar shoqen e saj, Lumturijen.
Lumturija rrëfeu shoqërinë 40 vjeçare që kishte me Sanon dhe shprehu se ajo nuk kishte pse të shkonte në shtëpinë e të moshuarve kur kishte katër fëmijë.

CLOSE
CLOSE