• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

10 vite pa Dritan Hoxhën, motra e vogël emocionon me mesazhin për Lorin

Ditën e sotme bëhen 10 vite nga ndarja nga jeta e themeluesit të ‘Top Media’, Dritan Hoxha. Normalisht që kjo ditë e 23 majit nuk është aspak e lehtë për të gjithë familjen Hoxha dhe të afërmit që ai ka lënë pas. Megjithatë famlija e tij ka treguar gjithmonë se ndihet krenare për të, sepse pavarësisht se jetoi pak, ai ka lënë gjurmë të thella dhe emri i tij nuk do të harrohet asnjëherë.

Në këtë ditë përkujtimore fjalët mbështetëse dhe inkurajuese duhet të jenë të shumta për Vjollca Hoxhën, tre vajzat dhe djlin e vogël. Megjithatë të gjithë bashkë ata arrijnë ta gjejnë mbështetjen edhe tek njëri-tjetri.

Ditën e sotme, më e vogla e motrave Hoxha, i ka dërguar Lorit disa fjalë shumë emocionuese. “E di që je e trishtuar, kështu nuk do të them të kesh një ditë të mirë. Në vend të kësaj, të këshilloj që thjesht të kesh një ditë të mirë. Qëndro e gjallë, ushqeje veten mirë, vish rroba të rehatshme, dhe mos hiq dorë nga vetja. Do të bëhet më mirë.” ,- shkruhet në mesazh. Dhe si për të treguar se sa me fat ndihet për familjen që ka Lori i ka shkruar të motrës: “Të dua”. /revistawho.com