• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme, Shëndet

10 sinjale të trupit që duhet të merren seriozisht

Trupi jonë është cilësuar si “makineria” me e komplikuar. Si çdo makineri e sofistikuar edhe trupi jonë dërgon sinjale për defektet, në këtë rast për organet dhe sistemin tonë. Shpeshherë i anashkalojmë këto sinjale dhe kjo është e rrezikshme. Këto janë 10 sinjale që ju jep trupi të cilat duhet t’i kushtoni vëmendje:

10574560-2-0-1485512670-1485512677-650-1dd04d8c2d-1-1485958396

Rrathët e zeza poshtë syve mund të shfaqen kur nuk keni fjetur mjaftueshëm. Doktorët rekomandojnë që të flini jo më pak se 7-8 orë. Por mund të jenë edhe rezultat i anemisë kur trupi nuk prodhon qeliza të kuqe mjaftueshëm, kjo çon në krijimin e rrathëve të zeza.

10575410-Raynaud-Syndrom-1485841655-650-30a705647e-1485958396

Ndryshim i ngjyrës së gishtave. Nëse vëreni se gishtat tuaj shpesh ndryshojnë ngjyrën ka një arsye serioze për këtë. Kjo është një shenjë që ju keni sindromën Reynaud, një gjendje ku temperatura e ulët shkakton spazma në enët e gjakut, që çon në ndryshimin e ngjyrës së lëkurës së gishtave.

10573910-Depositphotos_63028129_original-1485504336-650-053ced278d-1485958396

Shikim i turbullt. Nëse shpesh sytë tuaj lodhen dhe ju nuk arrini t’i shihni qartë gjërat apo njerëzit, me shumë mundësi ju keni zhvilluar miopi ose astigmatizëm. Duhet të vizitoni mjekun e syve patjetër.

10574610-3196360-1-650-a542d8629a-1484581858-1485498077-650-ad0b39dc1d-1485958396

Nëse shikoni pika ose viza edhe në dritë për më shumë se një javë duhet të vizitoni mjekun. Ky është një sinjal i kataraktit ose problemeve serioze të tjera me shikimin. 

10574160--1--0-1485512728-1485512735-650-d375cd06ee-1-1485958396

Zhurmat në stomak shkaktohen nga proçesi i zorrëve dhe nëse kjo ju ndodh rrallë s’ka asgjë për t’u shqetësuar. Por nëqoftëse ju ndodh çdo ditë ose është i shoqëruar me dhimbje, duhet të shkoni tek doktori menjëherë.

10575360--2-2-0-1485513728-1485513738-650-bae857402c-1-1485958396

Lëkura e rrjepur tregon që trupi juaj ka nevojë për vitamina. Një dietë e balancuar do ta kthejë trupin menjëherë në gjendjen e mëparshme. 

10574410-Depositphotos_32233045_original-1485504584-650-5b65b7546f-1485958396

Humbje e pjesshme e nuhatjes.  Kjo ndodh si pasojë e dëmtimit të sistemit nervor gjatë plakjes. Por nëse jeni i ri dhe keni konstatuar se keni humbur ndjenjën e nuhatjes duhet të vizitoni patjetër një doktor. Mos e ngatërroni këtë gjendje kur jeni me grip apo virozë.

10575110-Depositphotos_133190564_original-1485504057-650-39c4b1d8d8-1485958396

Dridhja e kapakut të syrit do të thotë se syri juaj është lodhur. Për ta kaluar këtë gjendje duhet të lani syrin me pambuk të njomur në ujë të ftohtë. Por nëse kjo vazhdon duhet të vizitoni mjekun pasi mund të jetë sinjal i ndonjë problemi nervor.

10574460-Depositphotos_41995609_original-1485504307-650-bc72700702-1485958396

Tringëllimë në vesh. Njerëzit nuk i kushtojnë rëndësi, por kjo shkaktohet nga një sëmundje. Megjithatë, shkaku më i përhapur i një tringëllime në vesh është zhurma e vazhdueshme me zë të lartë në lloje të caktuara të mjedisit të punës.

10573760-Depositphotos_58734727_original-1485504129-650-b4f4ff1781-1485958396

Ç’rregullimi i nyjës së supit. Disa njerëzve supi mund t’i zhvendoset në një numër të pazakontë të drejtimeve. Ky është një tregues i një supi të paqëndrueshëm. Një gjendje ku sfera e kockave të shpatullës vjen nga një fole e përbashkët. Ka raste kur këta individë kanë lindur thjesht me ligament shumë fleksibël, ose mund të jetë shkaktuar nga një lëndim sportiv. Në të dy rastet kjo është një gjendje e rrezikshme që mund të çojë në dëmtime dhe çrregullim./revistawho.com