• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

10 muaj pasi u lidhën, Jessie J dhe Channing Tatum zhvendosen për të jetuar në fshat

Jessie J dhe Channing Tatum kanë vendosur të jetojnë së bashku në fshat duke e çuar raportin e tyre në një tjetër stad. Sipas ‘The Sun’ dy të dashuruarit kanë vendosur që të marrin një shtëpi me qera në Suffolk dhe do zhvendosen aty.

Prej muajsh lidhja e aktorit dhe këngëtares është zhvilluar mes SHBA-së dhe Britanisë, por tashmë gjërat janë më të qarta. Duket se raporti mes tyre ka kaluar në një tjetër nivel dhe shumë shpejt mund të kemi surpriza për fejesë ose martesë. Megjithatë na mbetet të presim.

Kujtojmë se Jessie J dhe Tatum u lidhën në tetor të vitit që shkoi dhe që prej asaj kohe janë përpjekur që raportin e tyre ta mbajnë sa më larg vëmendjes mediatike. Pak kohë më parë bëri bujë edhe lajmi për takimin e këngëtares së njohur më vajzën që Channing ka me partneren e tij më të hershme. / revistawho.com