• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Jetë, Lajme

10 emrat e personazheve të famshëm mbi 50-vjeç, të cilët nuk kanë bërë asnjë operacion plastik

Jemi mësuar të shikojmë VIP-at dhe yjet hollivudianë të kenë kryer ndërhyrje plastike për t’u dukur më të rinj dhe më bukur. Por ka dhe nga ata që nuk i kanë preferuar kurrë këto metoda dhe kanë zgjedhur natyralitetin e tyre e nuk kanë pasur frikë nga plakja. Më poshtë ju sjellim 10 prej tyre, sipas ‘Bright Side’:

1-Sharon Stone. Ajo shkon 4-5 herë në javë në palestër dhe përdor kremrat e fytyrës, por kurrë nuk i është nënshtruar një ndërhyrjeje plastike.

2-Salma Hayek. Në shumë prej intervistave që ajo ka dhënë është shprehur se kurrë nuk ka kryer ndërhyrje plastike.

3-Jodie Foster. Ajo mendon se shoqëria është shkaktarja qe i shtyn femrat të transformojnë veten e tyre prej bukurisë standarte. Jodie është kundra këtyre ndërhyrjeve.

4-Andie MacDowell. Ajo është e sigurt që nuk ka nevojë për ‘botox’ apo ‘lifting’. Andie thjesht ka një jetesë të shëndetshme.

5-Sigourney Weaver. Së fundmi aktorja është shprehur se nuk ka asgjë të keqe të kesh rrudha në fytyrë.

6-Halle Berry. Ajo është fanse e stërvitjes dhe asgjëje tjetër.

7-Michelle Obama. Gruaja e ish presidentit amerikan nuk ka kryer kurrë operacione plastike, megjithatë ajo është shprehur: “Kurrë mos thuaj kurrë”.

8-Julianne Moore. Aktorja ushtron ‘yoga’ dhe ushtrimet e kardios.

9-Meryl Streep. Ajo është shprehur se femra bëhet më e mirë me rritjen e moshës.

10-Victoria Ruffo. Aktorja meksikane adhuron bukurinë natyrale. Edhe postimet e saj në ‘Instagram’, janë pa as edhe një filtër./revistawho.com