• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

10 detajet rreth Gigi Hadid të cilat nuk duhet t’i harroni

Gigi Hadid është një nga modelet më të njohura dhe më të paguara në mbarë botën. Emrin e saj e kemi parë në pasarelat e markave më të njohura në Milano dhe New York. 24-vjeçarja shpesh herë është bërë dhe imazhi i kompanive të ndryshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më poshtë ju sjellim 10 detaje sipas ‘Eonline’, të cilat duhet t’i mbani mend kur bëhet fjalë për Hadid:

  • Gigi Hadidi ka lindur në 23 prill të vitit 1995 nga Yolanda Hadid dhe biznesmeni palestinez, Mohamed Hadid.
  • Prindërit e saj u divorcuan në vitin 2000. Yolanda u zhvendos me tre fëmijët e saj në Montecito Calif. Në vitin 2010 ata u zhvendosën në Malibu.
  • Gigi e ka nisur modelimin në moshën 4-vjeçare për ‘Baby Guess’, pasi mamaja e saj Yolanda ishte mike e ngushtë me krijuesin e kompanisë ‘Guess’ Paul Marciano.
  • Në adoleshencën e saj Gigi ka marrë pjesë në lojërat olimpike për fëmijë. Ajo është marrë me kalërim si dhe ka qenë kapitene në lojën e volejbollit në shkollën e saj.
  • Gigi vazhdoi studimet për psikologji kriminale. Ajo është e para nga familja e mamasë së saj që arriti të vazhdonte shkollën e lartë.
  • Ajo rifilloi modelimin në vitin 2014 në javën e modës në New York për ‘Desigual’.
  • Gigi arriti të ishte në kopertinën e revistës ‘Sports Illustrated’ në vitin 2014.
  • Dashuria e saj e parë ka qenë Cody Simpson, i cili është një muzikant australian.
  • Në vitin 2015 Gigi Hadid arrin të bëhet pjesë e super modeleve të ‘Victoria Secret’.
  • Ajo u vendos si ambasadore për firmën ‘Tommy Hilfiger’ në dhjetor të 2015./revistawho.com