• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

10 arsyet pse India është si një planet tjetër

India nuk është një vend si gjithë të tjerët. Diversiteti që ajo ka në kuzhinë, peisazhi apo moti e bëjnë atë një vend shumë të veçantë. Ne ju zbulojmë disa fakte pse India është ndryshe nga vendet e tjerë sipas ‘Bright Side’:

1-E gjithë bota ka 4 sezone, por India ka 6. Pranvera, Vera, Monsoon (Mes qershori-Mes gushti), Vjeshta, Para dimri (Mes tetori -Mes dhjetori), Dimri.

2-Bota ka rreth 8 mijë gjuhë, ndërkohë në Indi janë 1600.

3-Aty ekziston një shkollë që ndihmon nxënësit të bëjnë pagesën e shkollës duke përdorur mbeturinat plastike. Kjo jo vetëm ndihmon studentët e varfër, por edhe pastron ambientin.

4-Rënia e borisë së makinave në Indi duhet të bëhet me patjetër nëse një makinë tenton të parakalojë.

5-Gjelbërimi është zvogëluar në të gjithë botën, por në Indi është shtuar.

6-Atje meshkujt mund të përqafohen si dhe të mbajnë duart me njëri-tjetrin pa asnjë problem.

7-Numri i individëve që udhëtojnë me tren në këtë vend është i barabartë me gjithë popullsinë e Australisë.

8-Në Indi asgjë nuk kushton shtrenjtë.

9-India ka konsumimin më të ulët të mishit në të gjithë botën.

10-Në Indi nuk do të gjeni asnjëherë letra higjenike në tualete. Aty do të gjeni një kovë me ujë./revistawho.com