• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

1 vit pas ndarjes nga Justin Bieber, Selena Gomez fotografohet pranë një djali misterioz

Pas ndarjes nga Justin Bieber, Selena Gomez kaloi një periudhë shumë të vështirë që ndikoi për keq në psikologjinë e saj. Për disa javë ajo qëndroi në një qendër rehabilitimi dhe tashmë i është dedikuar plotësisht kujdesit ndaj vetes. Pavarësisht se ndarja me Justin ishte e vështirë, duket se ajo e ka kaluar, sepse së fundmi është parë në krahët e një djali tjetër. Ditën e dielë Selena dhe miqtë e saj e kaluan në “Disneyland” në Kaliforni dhe aty ajo u fotografua duke u mbështetur në shpatullat e një djali misterioz.

Këngëtarja u mundua që ta fshihte sa më shumë imazhin e saj, sepse u pa me kapele dhe syze në kokë. Selena duket se e ka shijuar në maksimum udhëtimin me miqtë e saj, duke qenë se është shfaqur gjithë kohën shumë e lumtur. Pavarësisht se kohët e fundit është folur shumë për raportin e saj me Justin, i cili tashmë është i martuar me Hailey Baldwin, Selena duket se nuk i intereson më asgjë tjetër veçse vetes së saj. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE